NBA: Rikthim i kampionëve

0

Kampionët aktual të ligës më të fortë të basketbollit, San Antonio Spurs, treguan se nuk do tu lejojnë kundërshtarëve ndeshje të lehta. Pas ndeshjes së parë kur Clippers dominuan dhe arritën fitore pa shumë mundim, mbrëme Spurs-at u rikthyen triumfues duke shkaktuar “brake” në Los Angeles 111-107.

Pas një ndeshjeje të barazpeshuar u desh koha shtesë që të vendosej fituesi. Aty San Antonio tregoi eksperiencën e madhe të lojtarëve të vet, duke mos lejuar shënime të lehta nga Clippersat, dhe krijuar epërsi të mjaftueshme për fitore.

Ndeshja ishte e barabartë pothuajse në të gjitha aspektet përvec gjuajtjeve të lira, ku Clippers ishin shumë të dobët me vetëm 54,1% suksesshmëri, çka në fund edhe bëri dallimin.

Për Spurs veterani Tim Duncan tregoi se vitet nuk janë problem për të duke arritur shifra double-double me 28 pikë dhe 11 kërcime. U dalluan edhe K.Leonard me 23 dhe Patty Mills me 18 pikë. Clippers kishin dy lojtarë me shifra double-double, Griffin shënoi 29 pikë dhe 12 kërcime kurse DeAndre Jordan shtoi 20 pikë dhe 15 kërcime. U dallua edhe lojtari më i mirë i deshjes së parë Chris Paul me 21 pikë dhe 7 asist.

Atlanta Hawks nuk lejoi surpriza në fushën e vet. Edhe në ndeshjen e mbrëmshme, megjithse ishin të dobët në sulm, treguan se mbrojtja e balancuar është arma e tyre më e fortë. Por gjërat mund të merrnin edhe rrjedhojë tjetër sikur Deron Williams të kishte shënuar nga linja e trepikëshit 15 sekonda para përfundimit, çka do ta kishte çuar lojën në kohën shtesë. Por Williams nuk u tregua i saktë dhe Korver me dy pikë nga linja e gjuajtjeve të lira i dha fund takimit.

Për Hawks u dallua P.Millsap me 19 pikë por punën më të madhe e krey Al Horford i cili përveç 14 pikëve arriti të kapte edhe 13 topa në tabelë.

Jarret Jack nga pankina e rezervave ishte më i miri për Nets-at duke shënuar 23 pikë, i ndjekur nga Lopez me 20 dhe Johnson me 19 pikë.

 

Memphis Grizzlies poashtu kaluan në avantazh 2-0 ndaj Portland Traiblazers. Përveç periudhës së parë Grizzlies dominuan gjithë lojën duke mos lejuar Portland të shpresojë për fitore.

Për Memphis më të mirët ishin Mike Conley dhe C.Lee me nga 18 pikë secili, të ndihmuar nga Gasol me 15 dhe Randolph me shifra double-double 10 pikë dhe 10 kërcime.

I zakonshmi LaMarcus Aldridge u dallua përsëri për Portland me 24 pikë dhe 14 kërcime, kurse D.Lillard shtoi 18 të tjera.

 

Rezultatet e mbrëmshme:

 

 

Los Angeles Clippers   –   San Antonio Spurs         107 – 111 (1-1)

 

Atlanta Hawks   –   Brooklyn Nets                              96 – 91 (2-0)

 

Memphis Grizzlies   –   Portland Trailblazers            97 – 82 (2-0)