NBA: Rikthehet Golden State

0

Mbrëmë u luajt ndeshja e katërt e finales së NBA dhe e dyta me radhë në Cleveland. Këtë radhë Warriors u treguan më agresiv dhe më të saktë, duke neutralizuar James dhe arritur të barazojnë finalen në 2-2.

Në mungesë të një loje të mirë të Thompson, u desh një lojë në nivel të lartë nga pjesa tjetër e skuadrës. Kjo u arrit nga veterani Andrew Igoudala, i cili përvec 22 pikëve luajti edhe një mbrojtje të shkëlqyer ndaj James, duke e kufizuar këtë të fundit në vetëm 20 pikë. Edhe Green ishte në nivel me 17 pikë. I mirë si zakonisht ishte edhe Curry me 22 pikë.

Për Cleveland James regjistroi double-double me 20 pikë dhe 12 kërcime, por kishte vetëm ndihmen e Mozgov 28 pikë dhe 10 kërcime dhe Thompson me 10 pikë dhe 13 kërcime. Pjesa tjetër e skuadrës ishte shumë e dobët, sidomos J.R Smith me vetëm 4 pikë për 27 minuta lojë.

James pësoi edhe dy të cara në kokë nga një përplasje me kameran poshtë tabelës, por nuk u dorëzua dhe luajti gjer në fund.

 

Rezultati i ndeshjes:

 

Cleveland Cavaliers   –   Golden State Warriors     82 – 103 (2-2)