NBA: Huston shkurton diferencën

0

James Harden mori gjithcka në duart e veta dhe me një rekord pikësh për të në play off, e shkurtoi diferencën e Warriors në 3-1.

Ai shënoi 45 pikë dhe 9 kërcime, ndërsa Huston udhëhoqën prej flllimit gjerë në fund, duke mos lejuar Warriors të ofrohen. Përvec tij u dalluan edhe Josh Smith me 20 pikë, Trevor Ariza me 17, kurse Howard regjistroi përsëri double – double me 14 pikë dhe 12 kërcime.

Golden State për pak sa nuk e humbën Steph Curry pas një rënie e cila mund ti kushtonte dëmtim të rëndë, por pas trajtimit nga mjekët ai u rikthye në fushën e lojës dhe arriti të shënojë 23 pikë.

Mv efikas ishte Klay Thompson me 24, kurse Draymond Green regjistroi double-double me 21 pikë dhe 15 kërcime.

Kjo ndeshje do të mbahet mend edhe për numrin më të madh të trepikshave të shënuar në një ndeshje play off-i në gjithë historinë e NBA. Golden State realizoi 20 kurse Huston 17 të tilla.

Rezultati i ndeshjes:

 

Huston Rockets   –   Golden State Warriors             128 – 115 (1-3)