NBA: Huston fiton maratonën e tretë në Dallas

0

James Harden, kandidati për lojtarin më të mirë sivjet, shënoi 42 pikë, një shifër rekord për të në play off, duke shtuar edhe 9 asist për të regjistruar fitoren e tretë rradhazi për Huston kundër Dallas, 130-128.

Përvec Harden, Dwight Howard tregoi epërsi në të dy anët e fushës duke arritur double-double me 26 kërcime dhe 13 pikë. Smith shtoi 18 dhe Brewer 15 pikë duke i dhënë fitoren skuadrës në një lojë me maratonë pikësh të shënuara.

Për Dallas, Nowitzki dhe Ellis ishin më të dalluarit me nga 34 pikë secili, por ky i fundit gaboi në gjuajtjen që do ta conte ndeshjen në kohën shtesë sekonda para përfundimit.

Edhe Washington pothuajse ka kryer punë në xhiron e parë të play off-it. Edhe pse Raptors treguan një lojë më të mirë se në dy ndeshjet në Kanada, nuk arritën të rikthejnë të paktën një “break”.

“Fajtor” mund të quhet përsëri Kyle Lowry i cili nuk po përsërit ndeshjet e mira të sezonit të rregullt.

DeRozan ishte i vetmi lojtar i inspiruar tek Raptors me 32 pikë i ndjekur nga Lowry me 15, por i cili pati një përqindje të dobët gjuajtesh prej vetëm 5 nga 22.

Për Wizards këtë radhe ishte Marcin Gortat që pati shifrat më të mira me 24 pikë dhe 13 kërcime, i ndjekur nga Wall me 19 dhe Pierce me 18 pikë.

Asnjëherë në historinë e NBA një ekip nuk ka fituar xhiron e play off-it pasi ka humbur 3 ndeshjet e para.

Kampionët në fuqi të San Antonios këtë radhë e patë shumë më të lehtë kundër Clippers. Miqtë nga Los Angeles nuk kërcënuan asnjëherë dhe Spurs-at me qetësi e mbajtën avantazhin deri në fund.

Mbrëmë Duncan nuk kishte natën  tij por u zevendësua mjeshtërisht nga Kawhi Leonard i cili shënoi 32 pikë i ndihmuar nga Boris Diaw me 15.

Clippers u treguan apatik gjatë gjithë ndeshjes dhe gabuan shumë gjuajtje. Zhgënjyen komplet lojtarët më të mirë Griffin dhe Paul të cilët shënuan vetëm 14 dhe 7 pikë.

Rzultatet e ndeshjeve:

 

Dallas Mavericks   –   Huston Rockets                                            128 – 130 (0-3)

Washingon Wizards   –   Toronto Raptors                                     106 – 99 (3-0)

San Antonio Spurs   –   Los Angeles Clippers                                100 – 73 (2-1)