NBA: Golden State shumë pranë finales së madhe

0

Steph Curry they rekordin e mbajtur nga Reggie Miller për më shumë trepikësha në play off, duke regjistruar 7 në ndeshjen e mbrëmshme, dhe cuar Warriors shumë pranë finales së madhe.

Ai ishte i pandalshëm duke shënuar 40 pikë dhe shpërndarë 7 asist. Klay Thompson dhe Draymond Green shtuan nga 17 pikë secili.

Për Huston mungoi loja e zakonshme e James Harden i cili mbrëmë zhvilloi një lojë të zbehtë me vetëm 17 pikë, dhe një saktësi të dobët me vetëm 3 gjuajtje të sakta prej 16 tentativave.

Josh Smith sënoi 16 pikë kurse Howard 14 pikë dhe poashtu 14 kërcime.

Huston tani përballet edhe me një statistikë të pfavorshme, pasi asnjë skuadër në historinë e NBA nuk ka arritur ta përmbysë deficitin prej 0-3.

 

 

Rezultati i ndeshjes:

 

Huston Rockets   –   Golden State Warriors          80 – 115 (0-3)