NBA: Golden State e fillon serinë me fitore

0

Skuadra më e mirë e sezonit të rregullt, Golden State Warriors, mbrëmë pritën në fushën e vet Huston Rockets, në ndeshjen e parë të finales së Perëndimit.

Në një takim mjaft të barazuar, duket se dallimin e bëri dalja e Dwight Howard me dëmtim para përfundimit të pjesës së parë. Duke e shfrytëzuar mungesën e tij, trajneri i Warriors Steve Kerr, hodhi në fushë lojtarë më lartësi të vogël por mjaft të saktë nga distanca, të cilët në fund bënë edhe dallimin.

Përvec Steph Curry i cili shënoi 34 pikë, ndihma më e madhe erdhi nga Shaun Livingston prej pankinës, i cili shënoi 18 pikë për 28 minuta lojë. Thompson shtoi 15 kurse Barnes 14 pikë të tjera.

Për Huston, Harden ishte fare pranë triple-double me 28 pikë, 11 kërcime dhe 9 asist. Trevor Ariza ishte përsëri mjaft i saktë nga distanca me 20 pikë, 12 nga të cilët ishin trepikësha. Josh Smith shtoi edhe 17 pikë të tjera.

Nëse dëmtimi i Howard është serioz, atëherë Huston duhet të bëjë mrekullinë pa të, pasi mungesa e lartësisë në skuadër i konvenon më së shumti Warriors-ave, të cilët kanë në dispozicion lojtarë më të shpejtë dhe shënues më të mirë nga distanca.

 

 

Rezultati i ndeshjes:

 

Golden State Warriors   –   Huston Rockets              110 – 106 (1-0)