NBA: Golden State dhe Atlanta sigurojnë finalet

0

Goldes State Warriors fituan ndeshjen e tretë rradhazi ndaj Memphis Grizzlies, duke përfunduar serinë 4-2 dhe arritur finalen e Konferencës së Perëndimit për të parën herë që nga viti 1976.

Stephen Curry tregoi edhe njëherë pse ishte MVP, duke regjistruar double-double me 32 pikë dhe 10 asist. Ai në vecanti shkëlqeu nga gjuajtjet për tre pikë, ku shënoi 8 nga 13 tentativa. Klay Thompson shtoi 20 pikë, kurse Green 16 të tjera dhe 12 kërcime.

Për Grizzlies, Gasol shënoi 21 pikë dhe 15 kërcime, Vince Carter nga pankina shtoi 16 kurse Randolph 15 pikë. Mike Conley nga ana tjetër ishte në nivel të dobët, duke shënuar 11 pikë me saktësi prej vetëm 22%

Në ndeshjen tjetër Washington e lëshoi mundësinë të barazojë rezultatin. Paul Pierce përsëri përpak nuk e coi ndeshjen në kohë shtesë në sekondën e fundit, por gjuajtja e tij erdhi miliskonda pas përfundimit të lojës.

Mbrëmë ai nuk ishte në formën më të mirë duke shënuar vetëm 4 pikë. John Wall luajti shumë mirë me 20 pikë dhe 13 asist, kurse Beal shënoi 29.

Atlanta kishte më shumë lojtar të etur për lojë. Carroll shënoi 25 pikë dhe 10 kërcime, Millsap dhe Teague nga 20 pikë, kurse Horford shtoi 13 të tjera.

Në finalen e Lindjes Atlanta do të ndeshet me Cleveland Cavaliers.

 

Rezultatet e ndeshjeve:

 

Memphis Grizzlies   –   Golden State Warriors         95 – 108 (2-4)

 

Washington Wizards   –   Atlanta Hawks                   91 – 94 (2-4)