NBA: Cleveland the Huston barazojnë shifrat

0

Pasi i humbën ndeshjet e para në fushën e vet, mbrëmë Cleveland dhe Huston u shfaqen në formën e tyre më të mirë duke barazuar shifrat në 1-1.

Për Cleveland, LeBron James ishte i furishëm duke shenuar 33 pikë, i ndihmuar nga Irving me 21. Nga stoli i rezervave u dallua James Jones me 17 pikë për vetëm 22 minuta lojë.

Chicago e ndjeu shume lojën jo në nivel të Rose. Ai bëri shume gabime në gjuajtje duke shënuar vetëm 14 pikë nga 20 tentativa. Butler ishte më i miri me 18 pikë dhe Gasol shtoi 11 të tjera.

Edhe Huston e shfrytezoi mungesën e Chris Paul tek Clippers. Edhe pse në ndeshjen e parë kjo nuk u vërejt, mbreme Griffin nuk arriti të shpërndaje me teper se 4 asist por shenoi 34 pikë dhe ishte më i miri për Clippers. Jamal Crowford nga pankina u mundua të rikuperoje mungesen e Paul me 19 pikë kurse Jordan arriti double-double me 16 pikë dhe 12 kërcime.

Për Huston i zakonshmi James Harden shenoi 32 pikë, Howard 24  dhe 16 kërcime, kurse ndoshta dallimin më të madh e beri Trevor Ariza, i cili mbrëmë ishte në formë me 15 pikë dhe 12 kërcime.

 

Rezultatet e ndeshjeve:

 

Cleveland Cavaliers   –   Chicago Bulls                   106 – 91 (1-1)

Huston Rockets   –   Los Angeles Clippers            115 – 109 (1-1)