NBA: Cleveland një hap prej finales

0

LeBron James e filloi ndeshjen shumë dobët, duke gabuar dhjetë gjuajtjet e para, por e mori veten në vazhdim dhe regjistroi triple-double në fitoren e tretë rradhazi ndaj Hawks.

Ai shënoi 37 pikë, 18 kërcime dhe 13 asist, dhe u desh të përballet me një dëmtim në këmbe gjatë gjithë lojës. Në kohën shtesë ai pothujase u dorëzua kur kërkoi të zevendsohet në fushë, por ndërroi mendje dhe në sekondat e fundit shënoi 5 pikë duke e vulosur fitoren.

Përvec tij u dalluan edhe J.R Smith dhe Dellavedova me nga 17 pikë secili.

Për dallim nga dy ndeshjet e para, Hawks mbrëmë lujatën shumë mire edhe pse pa Kyle Korver të laguar për shkak dëmtimi. Por në fund të pjsesës së parë ata humbën edhe Al Horford me përjashtim, dhe u desh të rikuperojnë që të arrijnë në kohën shtesë.

Pas pikëve të James ata paten mundësi ta barazojnë përsëri rezultatin, por Mack gaboi dy gjuajtje për tre pike.

Për Hawks u dalluan Jeff Teague me 30 pikë dhe Paul Millsap me 22 pikë.

 

Rezultati i ndeshjes:

 

Cleveland Cavaliers   –   Atlanta Hawks         114 – 111 (3-0)