NBA: Atlanta fiton “fshesën, Cleveland në finale

0

Atlanta Hawks ishin skuadra më e mirë e Lindjes gjatë sezonit të rregullt, por në finalen e Konferencës nuk arritën të tregojnë të njëjtin nivel loje. Në fakt, ato nuk arritën të bëjnë atë cka duhet të bëjë secila skuadër nëse shpreson për titull, të ndalojë LeBron James.

Mund të thuhet pa hezitim se kjo seri në mes Cavaliers dhe Hawks ishte e varur komplet nga James. Ishte ai i cili përpak sa nuk regjistroi mesatare triple-double në këto katër lojë, dhe i cili e mbajti mbi supe skuadrën edhe kur të tjerët nuk po jepnin maksimumin. E dëshmoi këtë ndeshja e tretë.

Edhe pse mbrëmë nuk ishte aq dominant, ai përsëri ishte më i miri në fushë me 23 pikë, 9 kërcime dhe 7 asist. J.R Smith tregoi se është një aset cilësor me 17 pikë, kurse Thompson dhe Irving shtuan nga 16 pikë secili. Thompson realizoi edhe 11 kërcime.

Për Hawks, të cilët ishin në disavantazh të thellë gjatë gjithë ndeshjes, u dalluan vetëm Teague me 17 dhe Millsap me 16 pikë dhe 10 kërcime.

Në finale Cleveland pret fituesin e finales së Perëndimit që do të dalë nga dueli në mes Golden State dhe Huston.

 

Rezultati i ndeshjes:

 

 

Cleveland Cavaliers   –   Atlanta Hawks         118 – 88 (4-0)