NBA: Atlanta dominon dhe kalon në gjysmëfinale

0

Mbrëmë u luajt ndeshja e gjashtë e xhiros së parë të play off-it në NBA ndërmjet Brooklyn Nets dhe Atlanta Hawks. Këto të fundit arritën fitoren e katërt në seri dhe kaluan në gjysmëfinale.

Cdo gjë u vendos në periudhën e tretë, kur Hawks kaluan në avantazh prej 20 pikësh dhe pa problem e ruajtë deri në fund.

Paul Milsap shënoi 25 pikë dhe 9 kërcime, Carroll 20 pikë për vetëm 22 minuta lojë dhe Corver poashtu 20 pikë të tjera.  Interesant është fakti se Jeff Teague nuk shënoi asnjë pikë por shpërndau plot 13 asist. Në nivel ishte edhe Al Horford me 18 pikë.

Për Nets vetëm Lopez ishte në formë me 19 pikë, kurse të tjerët ishin nën nivelin e duhur. Deron Williams shënoi 13 pikë dhe Jack 12 të tjera.

 

Rezultati i ndeshjes:

 

Brooklyn Nets   –   Atanta Hawks                 87 – 111 (2-4)