Nazif Cungu thumbon rivalët për perfaqësimin e tyre në Anë të Malit

0

Ditën e sotme subjekti politik Forca e Re Demokratike, zhvillojë një takim elektoral në Katërkollë me banorë nga zona e Anës së Malit, ku temë kryesore ishte diskutimi mbi gjendjen e shqiptarëve në Mal të Zi dhe rëndësinë e mbrojtjes së identitetit dhe të drejtave tona kombëtare.

I pranishëm në këtë takim, kryetari i Forcës, z. Nazif Cungu duke diskutuar për rezultatin e zgjedhjeve në komunën e Tuzit shprehu shqetësimin se i njëjti skenar mund të ndodhi edhe në Ulqin. Të pranishmit në këtë takim njëzëri dënuan të gjithë ata që në mënyrë dashakeqe kultivojnë përçarjen e shqiptarëve mes banorëve të qytetit të Ulqinit dhe Anës së Malit apo ndarjen fshat-qytet.

Kryetari Cungu theksoj në fjalën e tij se kjo përçarje vetëm sa i dobëson shqiptarët në përpjekjet e tyre për të realizuar interesat kombëtare.

Derisa Forca prezantoj kandidatët e saj të Anës së Malit, në takim ra në sy fakti se ndryshe nga ata kandidatë të subjekteve të tjera politike që thirren në emër të Anës së Malit mirëpo vetë jetojnë në Ulqin apo diasporë, kandidatët e Forcës jetojnë në fshatrat e kësaj treve patriotike.

Nazif Cungu vuri në dukje se kandidatët e Partisë që ai drejton, jetojnë përditë me hallet dhe problemet e kësaj zone dhe do të dinë më së miri që ta përfaqësojnë zërin e anamalasve në kuvendin komunal.