Nazif Cungu kryetar i ri i Ulqinit, Nrekiq kryetar i Kuvendit

0

Në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal të cilën fillmisht e udhëhoqi Anton Kastrati si këshilltari më i vjetër, u zgjodh kryetari i ri Kuvendit. Propozimi i shumicës ishte që këtë post në periudhën e ardhshme ta kryej Loro Nrekiq, kryetari i KK-së së PDS në Ulqin, i cili ishte edhe kandidati i vetëm.

Pas votimit në të cilin Nrekiq mori përkrahjen e shumicës dërmuese, ai zuri vendin e kryetarit të Kuvendit.

Në vazhdim ai thirri seancën e re me pikën e rendit të ditës për zgjedhjen e kryetarit të ri të Komunës, ku si kandidat i shumicës ishte Nazif Cungu, kryetari i Forcës së Re Demokratike.

Cungu në votim mori përkrahjen e 22 këshilltarëve të Kuvendit, kurse tre abstenuan. Në sallë gjatë votimit nuk ishin këshilltarët e Perspektivës, kurse Hajredin Kovaçi i Ld në MZ, më parë njoftoi se nuk do ta përkrahë shumicën e re.

Pas zgjedhjes në postin e kryetarit, Cungu bëri betimin dhe shprehu bindjen se shumcia e re i ka të gjitha kapacitetet që ta nxjerrë Ulqinin nga kriza politike dhe ekonomike, edhe pse për këtë nuk do të mjaftojë mandati dyvjeçar por do të duhet kohë më e gjatë.