Naxhije Alibegu Buçinca nderohet nga presidentja Jahjaga

0

Naxhije Alibegu Buçinca, kjo ikonë e luftës për arsimimin dhe emancipimin e femrës shqiptare në Kosovë dhe Mal të Zi, së bashku me bashkëshortin e saj profesorin Fahri Buçinca, nderohen nga Presidentja e Kosovës për kontributin e tyre të madh në çështjet gjinore.

Naxhija ( Naxhi) dhe Fahri Buçinca, dy emra jo të panjohur në trojet kosovare. Kontributi i tyre për lirine e Kosovës është i madh. Gjatë gjithë jetës së tyre, si shokë dhe bashkëshorte, kanë kontribuar në edukimin , arsimimin dhe zhvillimin e grave kosovare.

Me Fondacionin “Cifti Buçinca” ato financojnë çdo vit për arsimimin e vajzave me vështirësi financiare. Naxhija vazhdon të drejtoje Shoqatën e Veteranëve të Arsimit dhe vazhdon të jetë një nga aktivistet dhe lideret e lëvizjes për të drejtat gjinore të grave pranë LDK-së, si dhe anëtare bordi e disa shoqatave të grave në Kosove.

Naxhije dhe Fahri Buçinca kanë themeluar gjithashtu aktivitetin “Takimet e Poeteve Shqiptare” që është aktiv që në vitin 1979. Naxhije Alibegu Buçinca rrjedh nga familja patriotike Alibegu-Lazoja nga Ulqini.

Babai i saj, Hodo Alibegu, u pushkatua nga regjimi komunist i ish-Jugosllavise për ngritjen e flamurit shqiptar dhe perpjekjet që bënte për të drejtat e minoritetit shqiptar nën Jugosllavi.

Xhaxhai i saj, Cafo Beg Ulqini, ishte kryetar i Bashkisë së Ulqinit, anëtar i Senatit të Parlamentit të Jugosllavise, anëtar i Parlamentit të Shqipërisë, anëtar i Lidhjes së Dytë të Prizrenit si dhe anëtar i Regjencës së Lartë të Shqipërisë.

Naxhija është pasqyrë e gjallë e edukimit që mori nëe familje për të luftuar për të drejtat e grave e mbeshtetur fuqishëm nga bashkeshorti dhe bashkëudhëtari i saj. Të dy sëbashku ato vazhdojnë edhe sot të kontribojnë në të ardhmen e gruas shqiptare në përgjithësi.

 

Mirnjohje2