Nata e Vitit të Ri në Ulqin.Ku të shkojmë?

0

Nata e Vitit të Ri sic duket do të përcillet nga të ftohtit e rrallë per komunën tonë, por kjo vështirë se do të ndikojë shumë në planet tashmë të kryera të banorëve të saj.

Komuna e Ulqinit për sonte ka organizuar një program festiv me këngëtarë të njohur nga Ulqini dhe rajoni.Programi që do të fillojë në orën 18, do të ketë për qëllim të zbavisë për disa orë banorët e komunës sonë, me shpresë se për disa caste do ti harrojnë hallet e përditshme.

Të angazhuar për këtë qëllim janë disa emra të shquar në fushën e muzikës si: Genta Ismaili, Slagja Delibashiq, Leonora Jakupi, Ardian Lulgjuraj, Armend Milla si dhe nxënësit e shkollës së vallëzimit “Porta di danza”.

Për ato që e kanë më shumë problem të ftohtin apo preferojnë ambijente të mbyllura, pritja e Vitit të Ri organizohet në  “Budha Bar” klubi “Studio 55”, “Charlie pub”, “Riva Caffe” etj.

 

Me këtë njoftim, portali ynë shfrytëzon rastin ti ju urojë të gjithë banorëve të Ulqinit,  gëzuar Vitin e Ri 2015 dhe ju dëshirojmë sa më shumë shëndet e lumturi në vitin që vjen.

 

*G Ë Z U A R*