Muzeu i Ulqinit: Problemet dhe sfidat

0

Punonjësit e Muzeut në Ulqin tetë muaj nuk kanë marrë rrogë . Autoritetet lokale dhe shtetërore nuk janë shumë të ndjeshëm ndaj problemeve të këtij institucioni, çka si rezultat është rënia e veprimtarisë së Muzeut në nivele të ulëta.

Që nga viti 1994, muzeu, me integrimin e institucioneve komunale të kulturës, është pjesë e Qendrës për Kulturë Ulqin . Muzeu dhe pronat e tij atëherë u klasifikuan në tri koleksione . Ai përndryshe , përbëhet nga tri ndërtesa : një kishë – xhami që ndodhet në Tregun e robërve ku ndodhet edhe koleksioni arkeologjik, objekti në të cilin janë të shfaqur sendet etnologjike dhe Kulla e Ballshajve e cila eshtë e përshtatur si galeri.

Muzeu11

Muzeu posedon një pasuri të veçantë arkeologjike dhe kulturore që tejkalon kornizat komunale, ndër të cilat janë piedestali i lashtë kushtuar perëndeshës greke Artemis , një gur i gdhendur antik , një perlë për të cilën është e lidhur një histori interesante , një mozaik romak që është ende në kuti,  dhe shumë sende tjera.

Muzeu22

Drejtoresha e Muzeut Mileva Nikolaidis, flet me mall për kohët e arta të këtij institucioni, për kohën kur kishte mjete të mjaftueshme për funksionimin e rregullt.

Problemet, thotë ajo,  filluan diku para 15 viteve, kur filloi lufta që muzeu të mbijetojë si institucion. Problemet e shumta financiare të Qendrës për Kulturë kanë ndikuar ndjeshëm në aktivitetet e Muzeut.

Xhiro llogaria shpesh është e bllokuar. Edhe kur derdhen të holla ato shkojnë për pagesën e ndonji borxhi.

Disa eksponate kanë qëndruar në kutia për ma shumë se 30 vjet, dhe vetëm me ndihmën financiare të OJQ “Ora” u realizua eksponimi i tyre. Në dy vitet e fundit është i shfaqur koleksioni i Marubit, çka duhet të ndërrohet, por nuk ka mjete financiare për shfaqje të re, thotë ajo.

Punonjësit janë dakord se edhe shteti mban përgjegjësi për këtë situatë në Muze , edhe pse themeluesi është komuna. Ata nuk e kanë humbur vullnetin, dhe gjatë gjithë kohës mendojnë dhe ideojnë se çfarë mund të bëhet në Muze për të mirën e qytetit dhe shtetit . Shpresojnë se gjeneratat e reja do të jenë më të suksesshëm në luftën me autoritetet, dhe se do ta arrijnë të realizojnë të paktën disa nga këto ide.

 

/www.portalanalitika.com/