Mustafa sfidon kundërshtarët e demarkacionit: Do të ndodhë!

0

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa shkruan se demarkacioni me Malin e Zi do të miratohet dhe Asociacioni për komunat serbe do të zbatohet.
Me anë të një reagimi në Facebook, Mustafa shkruan se kërcënimet, presionet dhe ultimatumet nuk do të bëjnë punë.
“Kërcënimet, presionet dhe ultimatumet, nga kushdo qofshin ato, nuk do të bëjnë punë. As arsenali shumë i rrezikshëm për jetën e qytetarëve, sidomos të policëve tanë, që u zu dhe u prezantua para qytetarëve, nuk i lëkund institucionet e shtetit. Mund të frikësohet dhe të luhatet ndonjë individ por jo shteti.
Demarkacioni do të ndodhë, Asociacioni sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, reformatimi dhe shume procese të tjera. Do të japin përgjegjësi para ligjit të gjithë ata që e dhunojnë dhe e terrorizojnë vendin. Do të punojmë në interes të Kosovës, të sovranitetit shtetëror dhe të fuqizimit ndërkombëtar.