Mustafa Gorana: Parku nuk do të betonohet!

0

Sekretari i Sekretariatit për Planifikim Hapësinor dhe Zhvillim të Qëndrueshëm, Mustafa Gorana, ka deklaruar për lajm.me se parku në Ranë nuk do të betonohet.

Ai ka thënëse me Projektin Urbanistik të Ranës, aty është e paraparë zonë e gjelbër, pra park. Gorana ka shtuar se përpunuesi i Planit Hapësinor Urbanistik, Qendra për Arkitekturë dhe Urbanizëm, ka gabuar kur ka paraparë zonë të ndërtimit T1.

Gorana më tej shton se “me reagimin tonë si Sekretariat dhe të këshilltarëve në Kuvend, përpunuesi do ta pëmirësojë këtë gabim dhe zona në fjalë do të vazhdojë të jetë park, siç është në Projektin Urbanistik të Ranës.”