Mungesa dhe ndërprerjet e rrymës në Ulqin shkaktojnë dëme të mëdha

0

Qiramarrësi i plazhit “Safari Beach” Zef Deliq është i indinjuar jashtë mase pasi tensioni i ulët dhe ndërperjet e shpeshta të energjisë elektrike i kanë shkaktuar dëme të mëdha, shkruan “Vijesti”.

Ai numëroi 2 frigoriferë, akullbërësin, 2 vitrina ftohëse dhe aparatin për birrë, si dëme të shkaktuara vetëm deri tani. Deliq njoftoi se do do padisë EEMZ për shkak të mosfurnizimit të rregullt me energji.

Sipas tij, problemi nuk janë vetëm prishjet e aparateve, pasi për shumë prej tyre kanë garanci, por malli në to dhe pamundësia e shërbimit të klienteve.

Vetëm në vitrinat ftohëse, thotë Deliq, jnë prishur akullore me vlerë 1000 euro.

Ai thotë se rrymën në plazh e ka sjellur me shpenzimet e veta dhe me kalimin e kohës në të janë kycur edhe disa plazhe tjerë.

“Tani më thonë se siguresat nuk durojnë gjithë këtë ngarkesë. Cfarë duhet të bëj unë? Tu dhem njerëzve të hanë e të pinë më pak apo tu vendos kufizime?”, thotë i indinjuar Deliq.

Sipas fjalëve të tija, ai ka tentuar të disa herë të kontakojë me zyrtarët e EEMZ po pa sukses.

Edhe banorët e Rrugës 7 kanë pasur probleme të ngjajshme. Mungesa e energjisë ka qenë e shpeshtë ose ka punuar vetëm një fazë. Nga EEMZ kanë marrë përgjigje se nuk munden ta zgjidhin problemin në kohë të shpejtë dhe janë detyruar që të angazhojnë puntorët privatisht. E gjithë kjo u ka kushtuar 1500 euro.

Furnizmimi me energji ditët e fundit është stabilizuar, kurse për problemet EEMZ ka akuzuar përdoruesit ilegal, kycjet e të cilëve i ka mundësuar vetë ajo!