Moti i keq godet Malin e Zi

0

Moti me shi dhe erëra të forta ka goditur sot bregdetin e Malit të Zi, kurse në disa qytete të veriut kanë ra sasi të konsiderueshme dëbore.

Në Zhabljak trashësia e dëbores ka arritur 42cm, kurse në jug erërat kanë shkaktuar probleme në jetën e përditshme.

Në Tivar shpejtësia e erës ka mberritur në 111km/h kurse një avion i Air Serbia nuk mundi të ulet dot në aeroportin e Tivatit por u drejtua për në Podgoricë.

Edhe në Ulqin fryn erë e fortë dhe ka rënë sasi e konsiderueshme shiu, gjë që pritet të vazhdojë edhe sonte.

Edhe për ditët në vijim parashikohet mot me vransira dhe reshje shiu sidomos në zonën bregdetare.