Morsko Dobro rrit profitin nga ndërtimi i egër!

    0

    Edhe pse nga Morsko Dobro raportojne se kanë derguar një numer të madh të padive ndaj Prokurorisë lidhur me ndërtimet pa leje në zonën e të Mirave Detare, numri i shtëpizave po shtohet me një hov të pandalshëm, ku mund të dallojmë që numri i shtëpizave në Bunë rritet çdo vit.

    Në fotografi kemi të dhënë ilustrimin ku shihen dallimet në relacion kohor 2008 – 2013, ku qartazi shihet situata në terren.

    Këtë analizë e ka përpiluar OJQ MANS nga Podgorica duke dhënë raportin e vjeljes së taksave nga kjo pjesë e të Mirave Detare. Nga MANS-i thonë që ndër shumë pronarë të ndryshëm të shtëpizave në Bunë kemi edhe funksionerë të ndryshëm, në mes të cilëve mund të numërojmë funksionerë të policisë, ministrive të ndryshme, si dhe motra e Kryeministrit aktual të Republikës së Malit të Zi Ana Kollareviq.

    Përkujtojmë që në tryezën e MogUl-it është zhvilluar debat i ashpër, pikërisht lidhur me vjeljen e taksave nga shtëpizat në Bunë.