“Montal DSD” do të bëjë rregullimin e kalldërmit në Kala

0

Pas disa tenderave të pasukseshëm, ku kompanitë e paraqitura nuk i plotësonin kushtet e parashikuara, më në fund u përfundua procedura e prokurimit për rregullimin e rrugicave në Kalanë e Ulqinit.

Sic mëson portali ynë, fitues në tender u shpall kompania “Montal DSD” nga Podgorica.

Vlera e këtij investimi është rreth 500.000 euro.