Mjekët e spitalit të Tivarit anullojnë protestën

0

Mjekët e spitalit të Tivarit të cilët kishin paralajmëruar protestë sot në orën 12, në mbështetje të kolegëve të tyre të arrestuar, e kanë anulluar atë, bën të ditur portali cdm.

Sipas një deklarate të dhene për këtë portal, protesta është anulluar në dobi të hetimeve.

Kryetari i sindikates së mjekeve Igor Karishik, më parë kishte lajmeruar se mjekët e këtij spitali do të protestojnë sot në shenje solidariteti me kolegët e tyre nga Nikshiqi, Podgorica dhe Berane.