Miqsore: Shqipëri – Francë 1-0!

0

Shqipëria arriti një fitore të madhe ditën e sotme, edhe pse miqsore, kundër kombtares së Francës.

Ishte kjo fitorja e parë ndaj Francës në një ndeshje miqsore. Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Ergys Kaçe në minutën e 43-të të takimit. Gjatë gjithë ndeshjes skuadra shqiptare qëndronte më mirë në fushë dhe nuk e lejoi Francën të dalë në lojën e saj.

Ajo u mundua të barazojë me gjuajtje nga distanca dhe goditje të lira, por pa rezultat. Fitorja e sotme konfirmon edhe njëherë pjekurinë që në këtë edicion ka arritur skuadra e De Biazit, duke u përballur me çdo kundërshtarë pa kompleks inferioriteti.