Ministrja serbe proteston për flamurin e Kosovës në Budva

0

Në konferencën që është duke u mbajtur në Budva “Bashkëpunimi i shtetit dhe sektorit civil në procesin e integrimeve europiane”, marrin pjesë përfaqsuesit e shteteve të rajonit.

Ministres në qeverinë e Serbisë, Jadranka Joksimoviq, i ka penguar fakti që në këtë konferencë është i ekspozuar edhe flamuri i Kosovës, njofton agjensia e lajmeve Anadolia.

Ajo për këtë edhe ka protestuar tek organizatorët, me arsyetimin se përdorimi i flamurit të Kosovës është në kundërshtim me frymën e marrveshjeve të nënshkruara në mes dy vendeve.

Përfaqsuesja e Kosovës Edita Tahiri, e cila kishte karrigën pranë ministres serbe, tha se përdorimi i simboleve të Kosovës është pikërisht në vazhdën e marrëveshjeve të nënshkruara, ku shembull më të fundit mori samitin e Vjenës në të cilin ishin të ekspozuara simbolet e Kosovës.

Sipas Joksimoviq, neni i arrveshjes për përdorimin e simboleve nuk interpretohet si duhet.