Ministria e Arsimit: Shpërndarja e abetareve kombëtare sipas shkollave

0

Ministra e Arsimit në Mal të Zi ka publikuar orarin e shpërndarjes së abetares kombëtare për nxënësit shqiptarë në Mal të Zi.
Klasat e dyta të shkollës fillore “Mahmut Lekiq” nga Tuzi, do ti marrin abetaret e tyre në ceremoninë e cila do të fillojë sot në ora 14.00.
Në komunën e Ulqinit abetaret do të shpërndahen nesër, 3 shtator 2015, në shkollën “Marshall Tito” me fillim në ora 10.00, kurse në shkollën “Bedri Elezaga” në ora 14.00.
Nesër abetaret do të shpërndahen edhe në shkollën “Gjergj Kastrioti Skenderbeu” në Krajë.
Të premten, me 4 shtator 2015, do të bëhet shpërndarja e abetareve në shkollën “Hajro Shahmanoviq” në Plavë, me fillim në ora 12.00, dhe në shkollat “Xhafer Nikoceviq” në Guci dhe “Dacaj” në Rozhajë.