Ministria e arsimit: Nxënësit që festuan në shkollën e Tuzit do të dënohen

0

Ministria e arsimit e Malit të Zi ka dalur sot me një deklaratë ku ka njoftuar se do të merren masa ndaj nxënësve të shkollës “25 Maji”, për shkak të festimit të kualifikimit të kombëtares shqiptare në Francë 2016.

Nxënësit shqiptar të kësaj shkolle festuan sot me flamuj dhe simbole kombëtare, cka sic duket u pengon institucioneve malazeze.

“Nga nxënësit pritet të sillen në përputhje me të drejtat e obligimet e veta dhe sjellje të tilla nuk do të tolerohen”, thuhet në mes tjerash në deklaratën e ministrisë.