Ministria e Arsimit dënon incidentin në shkollën “Boshko Strugar”

0

Në deklaratën e vet për media, Ministria e arsimit e Malit të Zi ka dënuar ashpër sulmin ndaj mësimdhënësit të shkollës fillore “Boshko Strugar”.

“Ministria e arsimit dënon ashpër sulmin ndaj mësimdhënësit të matematikës në shkollën fillore “Boshko Strugar”, Ulqin, nga ana e prindit të nxënësit të kësaj shkolle, i cili me veprën e vet ka cënuar sigurinë e mësimdhënësit dhe ka traguar qëndrim të pahijshëm ndaj njërit prej profesioneve më të nderuar dhe më të përgjegjshëm.

Profesioni i mësimshënësit është një profesion i nderuar dhe i drejtuar jo vetëm drejt përvetësimit të dijes dhe njohurive, por edhe formimit dhe përvetsimit të vlerave pozitive te të rinjve të cilët janë edhe bartësit e zhvillimit shoqëror.

Ministria e arsimit apelon tek qytetarët që të respektojnë profesionin e mësimdhënësit  dhe shpreson që ky rast të mbetet i izoluar dhe të mos përsëritet më kurrë . Mësimdhënësit meritojnë respekt dhe mbështetje të shoqërisë në terësi, pasi kryejnë një punë humane, por njëkohësisht më të vështirën dhe më të bukurën, dhe nga puna e tyre edukativo-arsimore, përkrah edukatës familjare, varet edhe zhvillimi i karakterit të njeriut.

Shpresojmë se organet kompetente, në përputhje me ligjin, do të marrin masat e duhura dhe do të sanksionojnë personin që dhunoi mësimdhënësin e shkollës fillore “Boshko Strugar” ,  thuhet në deklaratën e Ministrisë së arsimit.