Ministri për pakica në Ulqin

0

Sot Kryetari i Komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka me bashkëpunëtorë, priti në një takim pune Ministrin për tn drejtat e njeriut dhe pakicave dr Suad Numanoviq.

Në takim u diskutua për disa pika duke përfshirë: mborjtjen dhe përmirsimin e të drejtave të njeriut, mbrojtja e të drejtave të popujve pakicë dhe integrimi i popullsisë rome në komunën e Ulqinit.

Hapësirë të veçant në këtë takim u dha diskutimit mbi pozitën e gruas dhe përforcimit të rolit të saj në shoqërinë tonë në aspektin ekonomik dhe politik si dhe mbrojtjen e gruas nga dhuna dhe dhuna në familje.
Më pasë u mbajt konferenca për media.