Ministri i Zhvillimit Ekonomik i Kosovës në Ulqin

0

Ministri i Zhvillimit Ekonomik i Kosovës, Fadil Ismajli, qëndroi për një vizitë në qytetin tonë, ku zhvilloi një takim me Kryetarin dhe Nënkryetarët e Komunës. Gjatë takimit u fol për disa çështje me interes të ndërsjellë, me theks të veçantë në bashkëpunimin ekonomik.

Duke vënë në pah lehtësirat që ofron Komuna e Ulqinit për investitorët, u bë thirrje për investime nga Kosova. Palët ranë dakord që të vazhdojnë me takime dhe të identifikohen hapa konkretë për t’u ndjekur.

Ky takim u zhvillua si rrjedhojë e konferencës ministrore “Ekonomia – Baza për Bashkëpunimin Rajonal në Ballkanin Perëndimor” të mbajtur në Budva.