Mësuesit paragjykojnë fëmijët e shëndoshë

0

Fëmijët e shëndoshë nuk përballen vetëm me probleme shëndetësore, por edhe me rezultate të dobëta në shkollë. Sipas një studimi, kjo nuk ndodh për shkak të inteligjencës, por për shkak të mësuesve, të cilët i paragjykojnë.

Angela Meadows, pjesë e Universitetit të Birminghamit, ka thënë se mësuesit mendojnë se fëmijët e shëndoshë nuk kanë kapacitete që të zotërojnë gjitha mësimet. Duke ju referuar studimit të saj, ajo thotë se sa më shumë që peshon një fëmijë, aq më ulët vlerësohet ai në shkollë.

Për shkak të qëndrimeve të mësuesve, këta fëmijë përballen me ankthe dhe depresion, ndërsa është vënë re që nxënësit e shëndoshë nuk e vazhdojnë as universitetin, shkruajnë mediet britanike.

Testi i inteligjencës ka treguar që fëmijët e shëndoshë nuk kanë ndonjë dallim me ata me peshë normale, prandaj rezultatet në shkollë janë për shkak të paragjykimeve.

“Mendoj se mësuesit kanë nevojë për trajnime për mënyrën se si duhet t’i trajtojnë fëmijët, të respektojnë secilin prej tyre dhe të mësohen me diversitetin”, – është shprehur Meadows.

Sipas saj, mësuesit në Britani paragjykojnë edhe fëmijët të cilët janë në gjendje jo të mirë ekonomike, prej familjeve nga vijnë dhe faktorë të tjerë, që sipas saj, nuk do të duhet të kenë vend në shkollë.