Merkel: Nuk do ta pyesim Rusinë për Ballkanin Përendimor

0

Gjermania është e alarmuar për shkak të politikës agresive dhe antipërendimore në Ballkanin përendimor, shkruan gazeta gjermane Spiegel

“Nuk bëhet fjalë vetëm për Ukrainën, bëhet fjalë për Gruzinë, Moldavinë, dhe nëqoftëse kjo ecën edhe më gjatë, duhet të pyetemi a ka nevojë që të marrim leje për vendet tjera të Ballkanit Përendimor”, tha kancelarja gjermane Angela Merkel të hënen në Sidnej, ku, pas samitit të G20-ës në Brisbejn, e vizitoi institutin Lowey për politikën ndërkombëtare.

Ajo shprehu se do ishte e palogjikshme që Bashkimi Evropian do duhet ta pyesë Rusinë për leje se a mund të pranojë disa shtete në anëtarësinë e vet apo jo.

“Përndryshe ne do duhet të pranojmë e të themi se -jemi tepër të dobët-”. Nuk mund të pranojmë më asnjë shtet, duhet së pari ta pyesim Moskvën për këtë. Kështu ishte për 40 vite dhe në këtë gjendje nuk kemi dëshitë të kthehemi”, tha Merkel me një ton jashtëzakonisht të ashpër.

Ndikimi në B dhe H nëpërmes të Republikës së Sërpskës 

Kumtesa e kancelares gjermane Merkel u përputh me publikimin e dokumentit dekret të Ministrisë së punëve të jashtme të Gjermanisë, të cilin e publikoi Der Spiegel në edisionin e vet të së hënes, në të cilin shprehet brengosje lidhur me presionin e Moskvës në Sërbi dhe vendet tjera të Ballkanit Përendimor, para së gjithash Bosnje dhe Hercegovinë.

“Qëllimi i Putiniz është që në vendet e Ballkanit të bën presion të forte në mënyrë që të hjekin dorë nga anëtarësimi në BE, apo që si anëtare të BE-së të udhëheqin politikë proruse”, citohet anëtari i Parlamentit Evropian dhe politikani Unionit Krishtero-Demokrat Elmar Broj në dokumentin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të titulluar “Ndikimi i Rusisë në Sërbi”.

Rusija, siç thuhet më gjatë, nëpërmes së bashkëpunimit gjithnjë e më të afërt dhe me krijimin e varësisë nga plini rus, po tenton që Sërbinë dhe Entitetin e Bosnjës e Hercegovinës Sërpskën ti bëjë të mvarur.

“Po krijohet një mendim se Rusija nëpërmes së Repubika Sërpskës tenton që të ndikojë në tërë Bonjën e Hercegovinën”, thotë në dokumentin e përmendur ministri gjerman i bujqësisë Christian Schmidt, i cili para pak kohësh vizitoi vendet e Ballkanit Përendimor.

“Qeveria Gjermane, siç thuhet, nuk dëshiron që të inkuadrohet në një luftë konkuruese me Rusinë sipas principit “kush ofron më shumë”, por që vendeve të Ballkanit duhet ti ofrohet perspective e qartë.

Ne duhet ti njoftojml vendet e Ballkanit që integrimi  në EU është padyshim në interesin e tyre”, tha sekretari i shtetit në Ministrinë e punëve të jashtme Michael Roth.

Presion nëpërmes Gazit

Në një dokument konfidencial mbi ndikimin e Rusisë në Sërbi është theksuar se Qeveria në Moskë po provon që Sërbinë ta kontrollojë nëpërmes të bahskëpunimit ushtarak dhe nëpërmes të furnizimit me gaz, transmeton Der Spiegel.

“Gazi për Sërbinë është presion në Bosnjë e Hercegovinë, dhe Qeveria në Berlin është e brengosur  për shkak të politikës ruse në Ballkan. Prezidenti i Rusisë Valldimir Putin padyshim po tenton që vendet ti largojë nga BE-ja”, thuhet në artikull.

Kjo e vështirëson edhe rrugën e Sërbidë drejt BE-së, shkruan gazeta dhe transmeton se ministri shtetror në Ministrinë e punëve të jashtme në Berlin Michael Roth thotë se Berlini gjithnjë duhet ti sqarojë vendeve të Ballkanit që pranimi në BE në interest ë këtyre shteteve.

Kancelarja Gjermane më herët theksoi se nuk blhet fjalë vetëm për krizën në Ukrainë, por edhe ndikimin e saj në Moldavi, Sërbi, Gjeorgji.

Ajo përfundoi se BE nuk do përulet para Rusisë dhe së Putini tashmë këtë duhet ta kuptojë.