Mercedesi shkatërrohet plotësisht nga zjarri

0

Makina e tipit mercedes me targa UL – AR 130 është djegur plotësisht mbrëmë rreth mesnatës, raporton portali “Vijesti”

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Ulqin-Tivar në Krruç, afër kthesës për deponinë e mbeturinave Hije.

Në vendngjarje menjëherë kanë mbërritur patrulla e policisë dhe zjarrfiksat të cilët me shpejtësi e shuan zjarrin.

Mësohet se shoferi i makinës nuk ka pësuar dëmtime.