Mercator blen Solaris

0

Gjigandi ballkanik i shitoreve me pakicë Mercator, është pronari i ardhshëm i pikave të shitjes Solaris në Ulqin, shkruan “Pobjeda”.

Mercator i cili eshte pjesë e Agrokorit, kompanisë së afaristit kroat Ivica Todoriq, ka paguar për këtë shumën e 1 milion eurove. Me këtë ka marrë edhe rezervat me vlerë 800 mijë euro dhe pajisje me vlerë rreth 100 mijë euro.

Gjithashtu, në Mercator do të kalojnë edhe 100 punonjësit që deri tani kanë qenë të angazhuar në Solaris.

Pronarë të Solaris kanë qenë Nikola Dukagjini dhe Ranko Knezheviq.