Mëhalla e Re me pamje të re

0

Kryetari i Komunës Nazif Cungu më bashkëpuntorët e tij vizituan punimet që janë duke u zhvilluar në ,,Mëhallë të Re”, gjegjësisht në rrugën ,,Ymer Prizreni­­ ” dhe ,,Kadi Hysein Mujali”  një ndër zonat më karakteristike të qytetit të Ulqin.

Ky projekt ka për qëllim rikonstruksionin  e trotuareve dhe shtrimin e saj më pllaka, gjelbërimin dhe ndriçimin modern led duke ja kthyer qytetit pamjen e re të rilinduar nga pikëpamja urbanistike, ku çdo hapsirë publike do jetë e qytetarëve dhe në shërbim të tyre.

Projekti kushton në shumën 150.000 euro dhe do jetë pjesë e investimeve kapitale nga buxheti i Komunës së Ulqinit.