Mbrëmje fetare me rastin e Vitit të Ri të Hixhrit 1436

0

Me rastin e Vitit të Ri të Hixhrit, Bashkësia Islame e Ulqinit organizon mbrëmje fetare, ku ligjërues do të jetë teologu nga Shkupi Hasan ef. Bahtijari.

Përveç ligjëratave të tij, Omer ef. Kajoshi do të mbajë fjalë përshëndetëse, e gjithashtu do të ketë ilahi të interpretuara nga kori i medreses “Mehmed Fatih” nga Podgorica.

Kjo mbrëmje do të mbahet të shtunën, më 1 nëntor, me fillim në ora 19:00, në sallën e Qendrës për Kulturë në Ulqin.