Mbrëmë u bë hapja solemne, sot fillon Davis Cup

0

Mbrëmë në  hotelin “Otrant” u bë hapja solemne e turneut të tenisit Davis Cup. Të pranishmëm në hapje  ishin personalitete të qytetit, sportit dhe sferave të ndryshme në Ulqin. Fjalimet përshëndetësi i mbajtën mbikqyrësi i këtij turneu Greg Vojçik , kryetari i  Federatë së tenisit të Malit të Zi Dimitrije Rashoviq dhe kryetari i Komunës së Ulqinit dhe klubit të tenisit “Bellevue”, Nazif Cungu.

Vojçik dhe Rashoviq falenderuan klubin Bellevue dhe qytetin e Ulqinit për organizimin e turneut, çka nuk është diçka e lehtë për tu arritur. Kryetari Cungu tha se Ulqini tashmë është qendër e tenisit, pasi me sukses tash sa vite organizon edhe turneun Fed Cup, i cili edhe këtë vit do të mbahet në qytetin tonë.

Në këtë turne do të marrin pjesë kombëtaret e Armensië, Greqisë, Kosovës, Letonisë, Lihtenshtajnit, Moldavisë, Maltës dhe Malit të Zi.

Ndeshjet e para të turneut  Davis Cup do të fillojnë ditën e sotme.