Mblidhen 42.500 euro për KF Otrant-Olimpik

0

Në mbrëmjen e donatorëve të organizuar mbrëmë në Beach Bar Belvi, me ndihmën e donatorëve të shumtë është arritur të grumbullohen 42.500 euro për të ndihmuar funksionimin e klubit Otrant- Olimpik.

Kryetari i Komunes Nazif Cungu, si organizatore kryesore, i falenderoi të gjithë donatorët dhe tha se ky klub në të ardhmen do te kalojë në mbështetje të komunës dhe të federatës malazeze të fudbollit dhe kështu fudbollistët e Ulqinit i pret një e ardhme më e sigurtë. Sponzori mediatik i KF Otrant Olimpik është televizioni Teuta, kurse sponzori më i madh i mbrëmjes ishte ndërmarrja M-tel e cila e mbeshteti klubin me 10 mije euro.

Nga 5 mije euro dhanë: Cungu & Company, Rivijera e Ulqinit, 3 mije euro Blue Moon-Sal Marisenoviq. Nga nje mije euro: Firma Kurti, Agris, Llolla Company, Millenium, Loro Nrekiq, Pro Cafe, Trio Pro, Xhavo Hoxha, Jakup-Kupo Fici, Euromix, etj…