Mbledhja e Trupit koordinues: Premtohen masa më të rrepta për zgjidhjen e problemeve

0

Sot ka mbajtur mbledhje Trupi koordinues për përcjelljen e sezonit turistik në të cilën Kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq, paralajmëroi formimin e shërbimit të inspekcionit komunal turistik dhe sigurimin e pajisjeve të nevojshme për punë më të sukseshme të Policisë komunale.

Po ashtu të pranishmit kërkuan bashkëpunim më të madh ndërmjet organeve me qëllim që problemet të evitohen. Ata edhe këtë fillim sezoni shprehën shqetësim për cështjen e komunikacionit, parkimit, mënjanimin e automjeteve të vjetra, zënien e hapësirave, zhurmës së muzikës , kafshët endacake etj. Shërbimet dhe ndërmarrjet publike kamë marrë obligimet e duhura dhe në ditët në vijim do të njoftojnë Trupin koordinues për hapat e ndërmarra.