Mbahet Kongresi i SD: Pesë persona nga Ulqini në Këshillin Qendror

0

Ivan Brajoviq njëzëri është zgjedhur për kryetar, ndërsa Vuica Llazoviq, Miqo Orllandiq dhe Damir Shehoviq janë zgjedhur nënkryetar të Socialdemokrateve në kongresin e kësaj partie.

Në Këshillin Qëndror të partisë u zgjodhën edhe pesë persona nga Ulqini, Selim Resulbegoviq, Xhavit Hoxhiq, Shuquri Resulbegoviq, Dijana Vukçeviq dhe Qazim Hoxhiq.

Pas kongresit, Brajoviq u tha gazetarëve se  është krenar në të gjitha arritjet e Socialdemokratëve, si në ato organizative, për formimin e infrastrukturës partiake në tërë Malin e Zi, ashtu edhe për njerëzit të cilët e përbëjnë këtë parti. Brajoviq theksoi se kjo është pasuria e tyre më e madhe, kurse vlera është dituria e njerëzve të cilët e përbëjnë këtë parti.