Matura eksterne: Nesër provimi në gjuhët amtare

0

Provimet e maturës eksterne për vitin shkollor 2014-2015 fillojnë nesër. Gjithsejt 7068 nxënës të shkollave në Mal të Zi do ti nënshtrohen provimeve në gjuhët amtare, matematikës dhe gjuhëve të huaja.

Provimi i gjuhës amtare do të mbahet nesër me fillim në ora 11.00, kurse ai i matematikës dhe gjuhëve të huaja me 1 dhe 2 qershor.

Rezultatet e provimeve do të shpallen me datën 19 qershor.