Marrëveshja Forca – PDS: Komuna e Tuzit, Bjeshkët e Nemuna dhe zhvillimi i zonave rurale

0

Një interesim të vecantë në këtë marrëveshje të nënshkruar ngjall statusi i shumpërfolur i Malësisë. Forca dhe PDS, sipas marrëveshjes, kanë rënë dakord që të fillojë përgatitja e të gjithë dokumentacionit të nevojshëm dhe paraqitja e tij në Kuvend për miratim.

Si afat përfundimtar për paraqitjen e këtij dokumentacioni është lënë 30 nëntori i këtij viti.

Kjo poashtu do të thotë se miratimi i statusit të Malësisë/Tuzit si komunë e vecantë do të kërkojë edhe mbështetjen e partive tjera në Kuvendin e Malit të Zi, pasi PDS dhe Forca nuk e kanë vetë shumicën.

Do të jetë interesant qëndrimi i Partisë Socialdemokrate dhe i atyre serbe ndaj kësaj cështjeje. Edhe pse ato deklarativisht janë shprehur pro komunës së Malësisë/Tuzit, qëndrimet politike në Mal të Zi ndryshojnë në varësi të interesave ditore.

Poashtu në marrëveshje është përfshirë edhe problemi i parkut nacional “Bjeshkët e Nemuna” (Prokletije), zona e të cilit përfshin edhe tokat e banorëve të zonës. Palët kanë rënë dakord që me akte nënligjore tu mundësohet banorëve që të shfrytëzojnë pronat e tyre private dhe të bëhet valorizimi ekonomik i kësaj zone.

Në marrëveshje përmendet edhe angazhimi në përmirsimin e situatës ekonomike në zonat rurale ku jetojnë shqiptarët. Bëhet fjalë për zonat e Anës së Malit, Krajës, Malësisë, Plavës, Gucisë dhe Rozhajës.