Markoviq për vizitë në Kosovë. Takohet me kryeministrin Mustafa

0

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim zëvendëskryeministrin e Republikës së Malit të Zi, Dushko Markoviq, i cili po viziton Kosovën.

Gjatë takimit, kryeministri Mustafa dhe zëvendëskryeministri malazez, Markoviq kanë biseduar për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve.

Sipas një komunikate të Qeverisë së Kosovës thuhet se kryeministri Mustafa e informoi për përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, punësimin, mirëqenien, sundimin e ligjit, agjendën integruese evropiane si dhe reformat thelbësore në shumë fusha të jetës.

“Kryeministri Mustafa theksoi  angazhimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për forcimin e fqinjësisë së mirë dhe zgjerimin e bashkëpunimit bilateral me Malin e Zi”, thuhet në komunikatë

Zëvendëskryeministri i Mali të Zi, Dushko Markoviq, pasi e falënderoi kryeministrin Mustafa për pritjen, shprehu përkushtimin e shtetit të tij për thellimin e bashkëpunimit me Kosovën.

Kryeministri Mustafa dhe zëvendëskryeministri Markoviq kanë biseduar edhe për rëndësinë e avancimit të agjendës integruese euroatlantike të të dyja vendeve dhe shteteve të tjera të rajonit.