Marin 30.000 euro në vit, nuk japin asnjë cent!

0

Fakulteti për studimet afariste nga Tivati (FMPS), prej të cilëve një paralele është e hapur në Ulqin, qysh nga shtatori i këtij viti, pa asnjëfarë kompenzimi për seli administrative dhe hapësirë për mësimëdhënie, po përdorë hapësirat e Galerisë së Artit të Qendrës për Kuturë, siç informon e përditshmja “Dan”.

Ky institucion i lartë i arsimit nuk është i detyruar që të paguajë as edhe shpenzimet e rrymës elektrike, as ujit, përkundër faktit që, sipas informatave zyrtare, prej 20 studentëve të regjistruar, në vitin e parë, do përfitojnë 30.000 euro. Në fakt, regjistrimi në bazë vjetore për FMPS në Ulqin kushton 1.500 euro, ku pas regjistrimit paguhet 20 përqind nga shuma e përgjithshme, kurse shumën e mbetur e paguan në 10 këste vjetore, nga 120 euro në muaj.

Në Qendrën për Kulturë theksojnë se hapësirat janë dhënë me qira FMPS-së në bazë të vendimit të kryetarit Fatmir Gjeka, gjegjësisht marrëveshjes për bashkëpunim që kryetari verës së kaluar e nënshkroi me përfaqësuesin e fakultetit prof. Dr. Stevo Nikiq. Përpos që me këtë dokument lejohet hapja e paraleles të këtij institucioni të arsimit të lartë për shkollimin e të rinjve në lëminë e turizmit nautik dhe të veprimtarive të saja përbërëse, dhe që të dyja palët do kontribuojnë që nga viti shkollor 2015/ 16, mësimëdhënia të mbahet edhe në gjuhën shqipe, detaje tjera nuk janë të njohura. Nga Udhëheqësia Lokale gazetës “Dan” dje u është njoftuar se marrëveshja ekziston dhe se mund tu sigurohet në bazë të kërkesës për qasje të lirë ndaj informatave, dhe që kryetari i Komunës mund ta komentojë pasiqë të kthehet nga udhtimi i tijë zyrtar në SHBA.

Nga ana tjetër, drejtori i Qendrës për Kulturë, Nail Draga tha se nuk është në posedim të dokumentit të lartëpërmendur, por që e konfirmoi se FMPS hapësirat e këtij institucion i përdor pa pagesë për një vit dhe që vëndimin për këtë e dha kryetari i Komunës.

Nuk kam marrë pjesë në nënshkrim të kësaj marrëveshje, dhe as që ekziston vendimi i këshillit drejtues të institucionit që une kryesoj. Jam i mendimit që ekziston vendim nga ish Këshilli Drejtues, dhe që në kohën kur kjo u përfol, Këshilli Drejtues i tashëm as që ishte i formuar. Pra, fakullteti pa asnjëfarë kompenzimi përdor hapësirat tona, dhe shpenzimet për rrymën elektrike i paguajmë ne.

Së pari ishte e planifikuar që mësimëdhënja të mbahet në bibliotekë, por që aty nuk kishte kushte për këtë. Kështu do jetë një vitë me rradhë, dhe pas kësaj, sa jam i njoftuar, duhet që të përshtaten hapësirat, gjithashtu në kuadër të Qendrës për Kulturë, rreth 50 metra katrorë, për këtë qëllim, spjegoi Draga.
Në pyetjen se si është e mundur që drejtori dhe Këshilli Drejtues nuk u pyetën për këtë çështje, Draga na drejtoi tek udhëheqësia lokale dhe kryetarin i cili e nënshkruajti këtë marrëveshje.

Pranë kësaj, Ndërmarrja Publike Qendra për Kulturë, vite me rradhë, është e fundosur në borxhe të mëdha. Të punësuarëve muaj me rradhë i vonohet paga, dhe vite me rradhë nuk i paguhen kontributet. Ka borxh ndaj ish Këshillit Drejtues, ka borxh të madh për rrymë elektrike dhe ujë, kurse gjiro-llogaria e kësaj ndërmarrje këtë vit ishte bllokuar disa herë. Interesante është që këshilltarët e kuvendit lokal nuk ishin të njoftuar me faktin se FMPS përdor hapësirat e Qendrës për Kulturë pa pagesë dhe që për këtë nuk ka vendosur udhëheqësia e Qendrës por Kryetari i Komunës.

Këshilltari i SNP-së Andrija Qetkoviq ka paralajmëruar se do tentojë që në Kuvend ta inicojë diskutimin rreth dhënies me qëra ilegale, të hapësirave të Qendrës për Kulturë – siç thotë ai.

Të gjithë ne e kemi të qartë që Ulqinit i nevojitet institucion i lartë i arsimit, dhe që hapja e çfarëdo Fakulteti është një kontribut i madh për rininë, por si mund të veprohet në këtë mënyrë duke anashkaluar Këshilli Drejtues të Qendrës për kulturë si dhe Kuvendi që është themelues i këtij institucion publik.

Mënyra në të cilën kjo u realizua nuk është asgjë tjetër veçse një ndërthurje e veprimeve korruptive. Nëqoftëse nuk u pyetën për asgjë në Qendrën për Kulturë, ato ishin të detyruar të informojnë opinjonin publikun, sidomos për shkak të veprimeve të jashtëligshme të mëparshme lidhur me dhënien me qëra të hapësirave tjera që janë pronësi e këtij Institucioni, kur në mënyrë jashtëligjore apo pa tender kanë dhënë me qira apo edhe kanë pranuar oferta edhe për 12.000 euro më pak. Po pyetem se çfarë bën Gjykata, a e ka ndërmend që të ndërmarrë ndonjë gjë lidhur me këtë çështje – thotë Qetkoviq.

Këshilltarja e UDSH-së Hatixhe Gjoni thekson se nga pushteti aktual më asgjë nuk mund ta befasojë.
Ky pushtet me veprimet e veta në mënyrë permanente po nënçmon karikën kryesore të funksionimit të pushtetit vendor, e ky është Kuvendi. Dikush po tenton që të kualifikohet si shpëtimtar, por në fakt, po na kthen në kohën e pushtetit absolutist, ku vetëm një person vendoste për çdo gjë. Kjo është sjellje e papërgjegjshme. Do ishte e udhës që së paku të informohemi nga kryetari për faktin se diçka po jepet pa pagesë. Po të kishim mundësi të votonim, askush prej nesh nuk do e vinte në pyetje rëndësinë e themelimit të institucioneve të larta të arsimit në qytetin tonë. Në këtë mënyrë – kjo çështje bëhet e dyshimtë – thekon Gjoni.

Shefi i klubit të këshilltarëve të Forcës Genci Nimanbegu nuk deshi të komentonte më gjerësisht këtë rast, sepse, siç tha, nuk ka informata të mjaftueshme, por që deri nuk dje nuk ishte i njoftuar me faktin se FMPS po përdor Qendrën për Kulturë pa pagesë. – Vetëm e di se mësimëdhënia mbahet në paradhomë, që nuk është hapësirë adekuate. Nëqoftëse ekziston ndonjë parregullsi, jam më se i sigurë se ato do zgjidhen së shpejti, pasiqë institucionet e larta të arsimit janë të domosdoshme në Ulqin.