Maratona e Pavarësisë bashkon Ulqinin dhe Shkodrën

0

Sot në Ulqin për të tretin vitë rradhazi nën udhëheqjen e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve , më përkrahjen e Komunës së Ulqinit dhe Bashkësisë Shkodër u mbajt Maratona tradicionale Ulqin- Shkodër për nder të ditës së Pavarësisë së Shqipërisë dhe ditës së Flamurit tonë kombëtar. Pjesë e Maratonës ishte edhe njëri nga dy ideatorët e saj Esat Aloshi , kurse Mike Berkani nuk mundi që të jetë prezent.

Maratona nisi nga Komuna e Ulqinit në drejtim të Bashkësisë Shkodër, nën pjesëmarrjen e një grupi të mjaftueshëm garuesisht jo vetëm nga vendi por edhe rajoni. Në emër të Komunës së Ulqinit i përshëndeti, nënkryetari i Komunës Ardijan Mavriqi, kurse në emër të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve Genci Nimanbegu.

Të gjithë pjesëmarrësit e garës u pritën në Bashkinë Shkodër , në Kabinetin e Kryetarit , Lorenc Luka, kurse fituesit u shpërblyen, me dhurata modeste. Shpërblimi për vendin e parë u nda garuesit Dragolub Koprivica – Mali i Zi, nga Kryetari i Bashkësisë Lorenc Luka. Në fjalën e tij Lorenc Luka përshendeti fituesit dhe falenderoj të gjithë pjesëmarrësit për këtë maratonë tashmë tradicionale duke iu uruar festën e Flamurit dhe Pavarësinë e Shqipërisë , me shpresën që vitin e ardhshëm kjo maratonë të bëhët edhe më e madhe dhe të vazhdojë këtë rrugë të nisur më rastin e festës së 100 vjetorit. Vendi i dytë shkoi për Ilir Çeleziu – Shqipëri , dhe çmimi iu nda nga Kryetari i Këshillit Kombëtar , Genci Nimanbegu . Nimanbegu në fjalën e tij falenderoj të gjithë pjesëmarrësit duke iu uruar festën të gjithë shqiptarëve kudo si janë. Vendi i tretë i takoi Zhelko Miloviq- Mali i Zi, ku shpërblimi iu nda nga nën kryetari i Komunës së Ulqinit , Ardijan Mavriqi. Mavriqi , në fjalën e tij përshëndeti të gjithë garuesit si dhe falenderoj Kryetarin e Bashkësisë Shkodër për bashkëpunimin dhe i premtoj se Komuna e Ulqinit çdo here do jetë pjesë e manifestimeve dhe festave të tilla mbarëkombëtare. Në fund në emër të Bashkësisë Shkodër Lorenc Luka iu dhuroi simbolin tonë kombëtare , shqiponjen dykrenare Komunës së Ulqinit, ku në emër të Komunës sonë e mori nënkryetari Ardijan Mavriqi. Poashtu duhet të cekim se si në Ulqin ashtu edhe në Shkodër maratonën e përcollën një numër i madh i vendasve tonë si dhe mediat e shumta si në Ulqin ashtu edhe në Shkodër.
ardijanmmaratonamarat