Maqedoni: Iniciativë për bashkëpunim direkt i rinisë mbarëshqiptare

0

Sot me datë 21 nëntor në shtëpinë e Alfabetit në Manastir të Maqedonisë u mbajt takimi i gjashtë i Lidhjes së forumeve rinore te partive politike mbareshqiptare, takim ky qe si temë kishte arsimin dhe problemet me të cilat ballafaqohen rinia shqiptare.

Në këtë takim morën pjesë përfaqsuesit e të gjitha forumeve rinore nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi. Ky takim është inicuar nga forumi rinor i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), në kuadër të 107 vjetorit të themelimit të Kongresit të alfabetit në gjuhen shqipe.

Nga Mali i Zi moren pjesë Armend Milla dhe Shouqet Resulbegu si përfaqsues te Forcës së Re Demokratike.

Si panelist në takimin e sotëm ishte edhe Ministri i Arsimit dhe Shkencës Z. Abdilaqim Ademi i cili bisedoi për sfidat me të cilat kjo Ministri ballafaqohet kur flitet për arsimin shqip në Republiken e Maqedonisë.

Ndërmjet tjerash, është nisur nje iniciativë për formimin e një portali ku të gjithë përfaqsuesit e Forumeve Rinore të kenë një rrjet komunikimi dhe promovimi për ideja kolektive për të arritur qëllimet që janë me rëndësi për poziten e shqiptarëve në Ballkan në përgjithësi.