Manipulim me anketë apo rënie e partisë në pushtet?

0

Sipas një anketimi të kryer nga një, sic thuhet, grup ekspertësh nga rajoni për OJQ Perspektiva Europiane, del se partia në pushtet kë pësuar rënie të theksuar të mbështetjes.
Në prezantimin e anketimit, analisti Gjorgje Vukadinoviq, tha se antarsinë e Malit të Zi në NATO e përkrahin vetëm 32% e qytetarëve, cka është shumë më pak se anketimet e mëparshme.
Edhe më të cuditëshme janë shifrat për pëkrahjen partiake.
Sipas këtij anketimi, PDS (DPS) ka vetëm 28% të përkrahjes së votuesve, e përcjellur nga FD me 21%.
Partitë tjera ndodhen shumë larg tyre, PPS (SNP) me 7%, Demos 6%, Demokratët 5%, URA, PSD dhe Partia Boshnjake 4%, Mali i Zi Pozitiv dhe Socialdemokratët 3%.
Nga partitë shqiptare Forca ka mbështetjen e 2% të anketuarve kurse UDSH 1%.
Ky anketim gjithsesi duhet të merret me rezervë, pasi rezultatet janë tejet të habitshme.
Anketimi u krye me anë telefonike, online dhe punë në terren, gjatë të cilit u anketuan 1009 qytetarë ë Malit të Zi.