Manifestimi “Të gjithë për turizëm”. Spektakël muzikor nga artistë vendas dhe rajoni

0

Organizata turistike e Ulqinit ne bashkëpunim me qendrën muzikore Lira, edhe këtë vit organizojnë manifestimin “Të gjithë për turizëm”.

Tre netë radhazi publiku vendor por edhe turistët qe priten ato ditë te vizitojnë Ulqinin, do të kenë mundësi te ndjekin program muzikor në Ranë.

Nata e parë, me 29.04. me fillim në orën 18h i është kushtuar më të vegjëlve tanë. Do të ketë karnaval, folklori i sapo formuar i fëmijëve “Fluturat” si dhe këngë dhe recitime nga fëmijët e çerdheve të Ulqinit, si dhe talentët e rinj.

Nata e dytë, me 30.04. me fillim ne orën 20h i është kushtuar kllapave.

Nata e tretë, si dhe ajo qëndroja me fillim në orën 20h i është kushtuar muzikës moderne me pjesëmarrje të këngëtarëve si: Cani, Trio band dhe Ivana dhe rock trio, pa munguar dhe ylli i natës, këngëtarja shumë e njohur nga Kosova, Genta Ismaili.