Maliq Dervishi fitues i turneut ndërkombëtar të seniorëve në Bar Open 2016

0

Në turneun Bar Open 2016, i cili është duke u mbajtur në qytetin e Tivarit, ku marrin pjesë më se 60 lojtarë nga rajoni dhe bota, anëtari i Klubit të tenisit “Bellevue” nga Ulqini , Maliq Dervishi, u shpall fitues i turneut në kategorinë 40+.

Dervishi tregoi një lojë shumë të mirë, në të tri ndeshjet e nevojshme për t’u shpallur kampion në kategorinë e vet.

¼ finale Maliq Dervishi vs Mujo Dapcevic ( MNE ) 6:3, 6:1,

 ½ finale Maliq Dervishi vs Alen Sinanovic ( MNE ) 6:3, 6:1,

Finale Maliq Dervishi vs Rajko Smolovic ( MNE ) 7:5 , 6:4,

Sot në program janë ndeshjet gjysmëfinale në kategorinë e çifteve , ku Dervishi me bashkëlojtarin nga Podgorica Dalibor Saban, do të mundohen të arrijnë deri tek finalja e kësaj kategorie.

Klubi i tenisit “Bellevue” – Ulqin