Mali i Zi marrëveshje me kompaninë italo-ruse për kërkimin e naftës

0

Qeveria e Malit të Zi dje ka nënshkruar marrëveshjen me kompaninë italo-ruse, për kërkimin e naftës në bregdetin e Malit të Zi dhe konkretisht 4 blloqet e kërkimit në territorin e Komunës së Ulqinit në zonën që njihet si plazhi i madh në afërsi me kufirin e Shqipërisë. Në emër të qeverisë marrëveshja u nënshkrua nga ministri i ekonomisë Vladimir Kavariq, kurse nga kompania italo-ruse Karlo Vito Ruso dhe Andrej Popov.

Nga qeveria kjo marrëveshje është cilësuar si një mundësi e mirë për fillimin e një periudhe të re në industrializimin e vendit dhe shfrytëzimin e potencialeve energjetike. Megjithatë, nga sektori joqeveritar ka pasur akuza të shumta në lidhje me marrëveshjen , sipas të cilave ajo shkon në dëm të interesave të qytetarëve dhe zhvillimit të turizimit si degë kryesore e ekonomisës së vendit.

Ato gjithashtu kanë theksuar mungesën e besimit tek kompania italo-ruse, ku në vitin e fundit nga platformat e saj ka pasur 450 rrjedhje të regjistruara të naftës. Qeveria i kanë hedhur poshtë konstatimet OJQ-ve, duke deklaruar se kërkimi i naftës nuk ka pasur pasoja për turizimin as në Itali e as në Greqi. Nga ana tjetër qeveria shqiptare nuk ka asnjë qëndrim rreth këtij projekti pa cka se nddodhet vetëm 5 km larg kufirit në vij detare.